Konsullata e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut në Selanik ka njoftuar se nuk ka shtetas të Maqedonisë që e kanë humbur jetën mbrëmë nga moti i ligë që e kaploi Halkidikun.
Për shkak të rrugëve të pa pastruara, rënies së drunjve dhe problemeve me furnizimin me energji elektrike, autoritetet lokale rekomandojnë qytetarët që të mos lëvizin pa arsye në këtë rajon, derisa zgjat pastrimi dhe normalizimi i gjendjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Konsullata e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut është në kontakt të vazhdueshëm me organet kompetente”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).
Qytetarët e Maqedonisë të cilët eventualisht kanë pësuar dëme nga moti i ligë në Greqi mund të kontaktojnë konsullatën e përgjithshme në Selanik në numrat e telefonit: 00302310277347, 00302310277348./Telegrafi/