Ministria e punëve të brendshme të Maqedonisë njofton se ka filluar të normalizohet gjendja në vendkalimin kufitar Bogorodicë-Evzoni, në kufirin jugor me Greqinë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pala greke ka filluar që të lëshojë hyrjen e atumjeteve transportues të rëndë, si kamionë dhe autobusë, pas ndalesës dyditore, si shkak i motit të ligë dhe gjendjes së keqë të rrugëve në Greqi.
Megjithatë, ndalesa për automjetet e rënda vazhdon të jetë në fuqi në vendkalimin kufitar të Dojranit./Telegrafi/