Site icon Telegrafi

MPB njofton për zhvillimet e reja rreth hetimeve për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton për të arriturat më të reja rreth hetimeve për ngarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

MPB-ja bën të ditur se është thirrë në bisedë I.K (37) nga Shkupi dhe është personi që e ka sulmuar deputetin Z.Z. Ai është liruar, por ndaj tij është ngritur kallëzim penal për veprën penale ”pjesëmarrje në turmë që pengon personat zyrtar të kryejnë detyrën e tyre zyrtare”.

Policia ka kryer kontrollë në shtëpinë e personit K.GJ (39) nga Shkup, ku janë gjentur gjënsende me shenja të ngjashme si gjak. Ai dhe i ati i tij, C.GJ (68) janë paraburgosur. është vërtetuar se të dy e kanë sulmuar deputetin Z.S. Janë marrë masa shtesë për vërtetimin dhe dokumentimin e veprimtarisë së tyre, për çka do të ketë njoftim shtesë.

MPB-ja bën të ditur se aktivitetet për ndriçimin e plotë të ngjarjeve të 27 prillit kur protestuesit u futën në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version