Site icon Telegrafi

MPB ngritë edhe një padi për rastin e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se ka dorëzuar edhe një kallëzim penal në Gjykatën Themelore Shkupi 1, në lidhje me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Maqedonisë.

Bëhet fjalë për personin J.Ç (28) nga qyteti i prilepit, i cili dyshohet për veprën penale ”pjesëmarrje në turmë që do të kryej vepër penale”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ka video dëshmi se i dyshuari është futur dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë dhe e ka sulmuar fizikisht kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Policia njofton për rastin e M.M (45) nga Ohri, i cili është i puënsuar në Njësinë për kërkime në SPB të Shkupit. Ai ka tenuar që me dhunë t’ia merr pistoletën A.A, i punësuar në Departamentin për mbrojtje të personave të caktuar. I njëjti person ka qenë në Kuvend, por jo në detyrë zyrtare, ndërkaq është marrë në pyetje edhe personi K.T (37), gjithashtu nga Ohri./Telegrafi/

Exit mobile version