Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njofton se ka nënshkruar vendimin për krijimin e lehtësirave për hyrje në territorin e Kosovës për bashkatdhetarët dhe të huajt.
Me anë të këtij vendimi, Qeveria e Kosovës merr përsipër mbulimin e plotë të primit të sigurimit kufitar, për palët që janë subjekt i policës kufitare dhe që do të vijnë në Kosovë përgjatë vitit 2021.
Në bazë të kësaj marrëveshje pagesa e primit të policës së sigurimit do të bëhet për të gjitha autoveturat dhe motoçikletat që hynë në pikat kufitare të Kosovës dhe do të mbulohet 100 për qind nga Qeveria.
Kjo marrëveshje e bashkëpunimit është lidhur mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Bankës Qendrore të Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit.
Kujtojmë se ditë më parë, Qeveria e Kosovës kishte marr vendim që ta mbuloj pagesën e polisës kufitare për mërgatën. Mbulimi do të filloj nga 1 korrik deri më 31 dhjetor 2021. /Telegrafi/