Telegrafi

Kosova sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me EUROPOL-in

Ministria e Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-i do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet sot, më 27 korrik, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e objektit kryesor të MPB-së.

Në ceremoni do të marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe të ftuar tjerë nga institucione vendore e ndërkombëtare. /Telegrafi/