Gjatë ditës së djeshme (04.10.2023) në ora 3:10 në territorin e SPB Manastir dhe Shtipit, vazhduan aktivitetet parandaluese të punonjësve policorë në temat e sigurisë në komunikacion, mbrojtjes nga zjarret në natyrë, si dhe në kuadër të fushatës “Festojmë me zemër, jo me armë”.
Në zonën e SPB Manastir, gjegjësisht në Prilep, në shkollën fillore komunale “Kire Gavriloski” dhe në Krushevë, janë kryer aksione parandaluese të trafikut për fëmijët dhe shoferët, ndërsa në Demir Hisar, veprime parandaluese i janë kushtuar mbrojtjes së pyjeve nga zjarret.
Në Shtip, nga ana tjetër, zyrtarët policorë të Departamentit për Parandalim në SPB Shtip kanë realizuar aktivitete lidhur me fushatën “Festojmë me zemër, jo me armë” në objektet hoteliere të zonës së qytetit./Telegrafi/