Telegrafi

MPB në Maqedoni planifikon që trotinetët t’i përfshijë në Ligjin për siguri në komunikacion

Foto: Ilustrim

Edhe Maqedonia e Veriut është përfshirë nga fluksi i madh i përdorimit të trotineteve nga ana e qytetarëve. Trotinetet po shfrytëzohen kryesisht nga të rinj, por edhe nga qytetarë që kanë zëvendësuar ato me makinat dhe biçikletat e tyre.

Por prania e tyre më e madhe, sidomos në Shkup, po krijon probleme për këmbësorët.

Për të rregulluar praninë e tyre në trafik, MPB po planifikon që të përfshijë ato në Ligjin për sigurinë në komunikacion, duke caktuar kushte të nevojshme për funksionimin e tyre.

Edhe në disa vendeve evropiane tashmë janë gjetur solucione për përdorimin e tyre, pasi që disa qytetarë kanë pësuar nga to.