Site icon Telegrafi

MPB: Në kufirin jugor të Maqedonisë gjendja është e pandryshuar, policia vazhdimisht është e gatshme

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në kufirin jugor gjendja mbetet e njëjtë dhe se policia vazhdimisht është e gatshme kurse qytetarët nuk kanë nevojë për shqetësime.

“Kemi numër standard të tentimeve për kalim ilegal në vendin tonë. Qytetarët s’kanë arsye për t’u shqetësuar. MPB, përkatësisht policia është e gatshme dhe vazhdimisht është e pranishme në kufirin jugor. Policëve tanë tashmë disa vite ju ndihmojnë policët e disa shteteve mike dhe me fuqi të përbashkëta po menaxhojmë me të gjitha tentim për kalim ilegal”, thotë zëdhënësi i policisë, Toni Angellovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, ministri i Turqisë i MPB-së sot shkroi se më shumë se 76.000 refugjatë kanë kaluar kufirin turk drejt Bashkimit Evropian.

Gjatë ditë së sotme u kapën 78 emigrantë në Shtip dhe u arrestuan dy persona që bartnin refugjatët./Telegrafi/

Exit mobile version