Site icon Telegrafi

MPB në kërkim të një shtetase maqedonase në Sllovaki

Një person nga Shkupi R.T (46), ka raportuar dje në polici rastin e humbjes së kontakteve për një javë resht me gruan e tij A.T (33), e cila më 27 korrik 2018 ka ikur për të punuar në Sllovaki me një marrëveshje paraprake të arritur nëpërmjet rrjeteve sociale.

Denoncuesi kishte kontaktuar me gruan e tij për herë të fundit më 1 tetor, pas së cilës ditë ka humbur kontaktet, pasi që numri i telefonit nëpërmjet të cilit ai ka kontaktuar është jo funksional, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB theksojnë se tashmë janë marrë të të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e personit./Telegrafi/

Exit mobile version