Telegrafi

MPB: Në Dibër dhe Zhupë nuk ka shkelje të masave qeveritare

MPB thotë se dibranët dhe banorët e Zhipës, ku është shpallur gjendja e krizës po i respektojnë masat qeveritare. Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë regjistruar tubime qytetarësh në vende publike dhe nuk ka prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Siç njoftojnë nga MPB, policët pa pengesa po i realizojnë patrullimet  në qytet, dhe në mënyrë të suksesshme po zhvillohet edhe procesi heqjes së personave që gjatë këtyre 14 ditëve ishin në vetizolim dhe tani po lëshojnë qytetin, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në terren, pa problem po zhvillohen aktivitet ndaj personave që u janë caktuar masa për vetizolim, mbikëqyrje shëndetësor dhe izolim shtëpiak. Në komunën Dibër dhe Zhupë pa problem realizohen masat për kontroll gjatë hyrjes së automjeteve”, shprehen nga MPB.

MPB ju bën apel qytetarëve që ta respektojnë ndalimin e lëvizjes nga ora 21:00 deri në ora 5 si dhe të respektojnë masat dhe rekomandimet qeveritare për parandalimin e coronavirusit, ndërsa qytetarët në numrin e telefonit 08 0000 201 apo në 192 mund të denoncojnë raste të personave që nuk respektojnë vetizolimin.

“Të gjithë ata që do t’i shkelin rekomandimet e dhëna, do të sanksionohen sipas Kodit Penal”, shprehen nga MPB./Telegrafi/