Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se me qëllim të zbatimit të Ligjit për Patentë Shofer të Republikës së Kosovës, Nr.05/L-064, nga sot (e premte), Agjencia për Regjistrim Civil e MPB-së, do të vendosë versionin e ri të Sistemit Elektronik të aplikimit për patentë shofer të Kosovës.
Pas vendosjes se versionit të ri, aplikimi për patentë shofer si dhe pas dhënies së provimit që deri më tani aplikimi është bërë në njësitë-qendrat rajonale të testimit të Ministrisë së Infrastrukturës, tani e tutje aplikimi do të bëhet në Qendrat për Pajisje me Dokumente, në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil, nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/