Gjatë natës së mbrëmshme në periudhën nga ora 23:00 deri në orën 00:05, policia ka kryer kontroll në një objekt hotelierik përgjatë rrugës rajonale Tetovë-Jazhincë, në fshatin Tearcë.
Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit, është kapur një qytetare e Kosovës e cili po punonte ilegalisht në objekt.
Nga MPB thonë se e ndaluara është dërguar në Stacionin Policor në Tetovë, për procedurë të mëtejme./Telegrafi/