Site icon Telegrafi

MPB: Mos përdorni mjete piroteknike dhe armë zjarri për festime të fundvitit

Në prag të festave të Vitit të Ri dhe të krishlindjeve, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kërkon nga qytetarët që të mos përdorin pushkaliqe dhe mjete tjera piroteknike.

MPB kërkon nga qytetarët që të mos përdorin as armë zjarri për festime, jo vetëm për ndëshkimet ligjore, por për shkak të rrezikut që këto mjete sjellin për sigurinë, shëndetin dhe jetën e njerëzve.

MPB bën të ditur se nuk do të tolerohet askush dhe se do të ketë dënime për të gjithë. Gjithashtu, MPB njofton se ka ndërmarrë masa parandaluese dhe informuese për qytetarët për pasojat e përdorimit të mjeteve prioteknike dhe armëve të zjarrit.

Për ata që dështojnë në respektimin e ligjit dhe përdorin mjete piroteknike, mjete tjera ndezëse dhe armë zjarri, do të gjobiten me 200 deri 500 euro, në kundërvlerë denari.

Përdorimi i armëve dhe municionit do të ndëshkohet me tre deri dhjetë vite burg./Telegrafi/

Exit mobile version