Telegrafi

MPB: Mos fotografohen fletëvotimet, do të sanksionohen kryerësit

MPB në konferencë për shtyp informoi se janë regjistruar tre raste të fotografimit të fletëvotimeve, nga të cilët njëri është në Cërniçe, komuna Kisella Vodë dhe nga një rast në Shuto Orizare dhe Probishtip.

Nga MPB paralajmërojnë se me veprim të tillë bëhet shkelja e ligjit dhe çdo person që bën fotografimin e fletëvotimit do të sanskionohet.

Policia informoi edhe për një rrahje në Shuto Orizare, gjegjësisht ka pasur denoncim të sulmit fizik, me çka një person është arrestuar dhe punohet për ndriçimin e rastit.

MPB apeloi deri tek përfaqësuesit e partive politike që të përmbahen nga çdo lloj incidenti sepse nuk do të tolerohet asnjë shkelje e ligjit./Telegrafi/