Site icon Telegrafi

MPB mori vendimet për paraburgim të Grujovskit dhe Boshkovskit

Pasdite në Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë arritur vendimet për paraburgim të ish-shefit të drejtorisë së pestë në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Goran Grujovski dhe për bashkëpunëtorin e tij Nikolla Boshkovski.

Sipas Makfaks, MPB-së tani i mbetet që të pandehurit t’i dërgojë në burgun e Shutkës.

Grujovski dhe Boshkovski janë të akuzuar në lëndët “Fortesa” dhe “Shënjestra” të PSP-së, për përgjime joligjore të qindra qytetarëve përmes keqpërdorimit të sistemit për ndjekje në MPB dhe për shkatërrim fizik të sistemit të përgjimit, në mënyrë që të mos ketë fakte për shkeljen masive të të drejtave të njeriut.

Nga gjithë të akuzuarit në lëndët që hapi PSP-ja, vetëm për Goran Grujovskin dhe Nikolla Boshkovskin është shqiptuar masa e paraburgimit, ndërsa të tjerët kanë kaluar me masën e “marrjes së pasaportës”./Telegrafi/

Exit mobile version