Telegrafi

MPB merr masa disiplinore kundër 4 policëve për veprimet në protestat e ditës së shtunë

Me urdhër të ministrit Oliver Spasovski, Drejtoria për kontroll të brendshëm, hulumtime kriminalistike dhe standarde profesionale kreu kontroll për ngjarjet gjatë protestave të ditës së shtunë për prezantimin e pajisjeve ushtarake, mjekësore dhe teknike në Shkup, njoftoi sot zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Është vërtetuar se nga ana e katër policëve pa nevojë është përdorur forcë fizike ndaj katër personave civil, ndërsa ndaj tre prej tyre është përdorur mjet për marrje nën kontroll- vendosje nën pranga. Kundër policëve që kanë shkelur autorizimet ligjore dhe kanë vepruar në kundërshtim me nenet 83 dhe 85 të Ligjit për polici, do të merren masa disiplinore në pajtim me Marrëveshjen kolektive të MPB-së dhe për këtë do të njoftohet Prokuroria e Shkupit’./Telegrafi/