Udhëheqësia e MPB-së edhe më tej do të jetë e hapur për bashkëpunim me përfaqësuesit e sindikatës sepse ajo është në interes të gjithë të punësuarve në MPB, thuhet në kumtesën e MPB-së, pas deklaratës së kryetarit të Sindikatës së pavarur të policisë, Goce Dellçev Todev se kjo Ministri nuk funksionon si duhet dhe nuk ofron kushtet e duhura për punën e policëve në vend.
“Në këtë Ministri janë trashëguar shumë probleme të cilat kanë qenë të shtresuara ndër vite dhe për të cilat nuk ka pasur interesim të flitet në publik. Duke filluar nga mangësi serioze në menaxhimin material-financiar të institucionit, probleme të shumta në organizimin kadrovik, ngecje e dukshme në infrastrukturë dhe teknikë, standarde dhe kushte katastrofale për punë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Nga kjo Ministri thonë se janë ndërmarrë aktivitete konkrete fillimisht në drejtim të përmirësimit të kushteve dhe standardeve të punës së nëpunësve të policisë./Telegrafi/