MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme dhe të sotme (09.09.2024), zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete të intensifikuara për qytet më të sigurt.
Nga MPB thonë se gjatë këtyre aktiviteteve janë identifikuar 87 persona, si dhe është kryer kontroll në 37 automjete.
“Pesë persona janë privuar nga liria nga neni 215 i Kodit Penal dhe tre persona për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, dy persona janë privuar nga liria nga neni 396 i Kodit Penal dhe një person nga nenet 235 dhe 378. Një person është ndaluar për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burgim”.
“Prezenca e shtuar e policisë për qytet të sigurt të Shkupit vazhdon edhe në ditët në vijim”, thonë nga MPB.