Site icon Telegrafi

MPB Maqedoni: Për katër ditë 1.571 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Gjatë fundjavës së vazhduar, Ministria e Punëve të Brendshme zbatoi kontrolle të përforcuara për të gjobitur kundërvajtësit.

“Për katër ditë janë shqiptuar 2.987 masa, prej të cilave 1.571 janë për tejkalim shpejtësie, 205 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 150 për mosregjistrim të automjeteve dhe 243 për vozitje pa leje vozitje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Te shoferët që kanë tejkaluar shpejtësinë, 100 shoferë kanë vozitur mbi 70 kilometra nga e kufiri i paraparë, ndërsa 250 kanë vozitur prej 50-70 në orë.

“MPB vazhdon me aksionet e forcuara edhe në periudhën e ardhshme. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që bashkërisht të kontribuojmë në sigurinë në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version