Site icon Telegrafi

MPB Maqedoni: Nesër hyn në fuqi obligimi për posedim të pajisjeve dimërore tek automjetet

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nga nesër hyn në fuqi rregulli për posedim të pajisjeve dimërore në automjete.

“Informojmë qytetarët se nga nesër, 15 nëntor deri më 15 mars, duhet të kenë pajisje dimërore në automjete, të përshkruara në përputhje me dispozitat e përcaktuara në Rregulloren për pajisjen e detyrueshme të automjeteve, për pjesëmarrje të sigurt në komunikacionin rrugor”.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë obligimin ligjor për posedim të pajisjeve dimërore, sepse në këtë mënyrë mundësojmë qarkullim të qetë dhe të sigurt në rrugë në kushte dimërore”, thonë nga MPB.

Exit mobile version