Telegrafi

MPB Maqedoni: Mos i pengoni zgjedhjet (Video)

Zëdhënësi i policisë së shtetit të Maqedonisë, Toni Angellov në një konferencë për shtyp ka thënë se nuk ka pasur shumë parregullsi por vetëm disa raste të cilat janë izoluar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Deri më tani kemi pasur shtatë paraqitje për parregullsi, konkretisht për blerje të votës, të cilat jemi duke i shqyrtuar dhe gjatë ditës do të ju informojmë më detajisht. Një zënkë e ndodhur në një qendër votimi nuk është aspak e lidhur me procesin zgjedhorë, por ka ndodhur për shkaqe të tjera. I inkurajoj qytetarët që të lajmërojnë parregullsi sapo të hasin në të tilla. Apele kam edhe për partitë politikë, që këto të fundit të lënë rrjedhjen normale të procesit”- tha zëdhënësi i MPB-së Toni Angellov.

Gjatë ditës MPB do të del edhe me konferenca tjera për shtyp. /Telegrafi/