Site icon Telegrafi

MPB Maqedoni: Kontrollet në tre shkolla të mesme treguan se alarmi për bomba ka qenë i rremë

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se deri tani në tre shkolla kanë përfunduar kontrollet dhe u konfirmua se alarmet për bombë të vendosura janë të rreme, ndërsa kontrollet në shkollat tjera janë në vijim dhe pas përfundimit të tyre, në mënyrë adekuate do të informojnë.

Nëntë shkolla edhe sot kanë marrë kërcënime për bombë të vendosur. Nga MPB për AIM paraprakisht u konfirmua se pasdite rreth 14 në SPB Shkup u denoncua se në e-mail adresa të nëntë shkollave në Shkup u dërgua kërcënim për bomba të vendosura.

Menjëherë pas denoncimit, nga punonjësit policorë janë ndërmarrë masa për evaukim të sigurt të shkollave.

Në vijim janë kontrolle antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Dje, po ashtu, përmes e-mailit, tetë shkolla të Shkupit kanë marrë kërcënime për bomba të vendosura. Pas kontrolleve të bëra, u konfirmua se bëhet fjalë për alarme të rreme.

Exit mobile version