Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar nga liria në vendkalimin kufitar Bllacë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga MPB, i njejti ka pasur masë “arresti” me kërkesë të Interpolit.
“Më datë 14.02.2025 në ora 14.10 në pikën kufitare “Bllacë” në hyrje të vendit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria E.B (55) nga Kosova, pasi gjatë një kontrolli dhe kontrolli pasaportash është konstatuar se ai ishte regjistruar me masë “arrest” me kërkesë të Interpolit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kujtojmë se nuk është rasti i parë që ndalohen shtetasit e Kosovës në kufinjtë e Maqedonisë.
Blerim Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së, ishte i fundit i ndaluar në vendkalimin tjetër në Jazhincë i cili ju kthye Kosovës. /Telegrafi/