Site icon Telegrafi

MPB Maqedoni: Kapet drogë në Burgun e Shutkës

Në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme, është gjetur drogë në një qeli të një të burgosuri në Burgun e Shuto Orizares – Shutkës.

“Më datë 05.04.2023 në ora 21.00, në SPB Shkup nga ana e Burgut të Shkupit është denoncuar se rreth orës 19:55, gjatë kontrollit në dhomën e një të dënuari me iniciale K.A., është gjetur marihuanë”.

“Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim adekuat”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Exit mobile version