Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se raportimet për mjete shpërthyese në 23 shkolla fillore në Shkup janë të rreme.
Ata shtojnë se në 20 shkolla janë bërë kontrollime nga ekipet anti-terror.
“Menjëherë pas raportimeve, nga zyrtarët policorë janë ndërmarrë masa për evakuim të objekteve dhe më pas janë kontrolluar objektet nga ekipet anti-terror dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme”, thonë nga policia e Maqedonisë.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut me javë në mënyrë të vazhdueshme disa muaj po ballafaqohet me raportimet e rejshme për mjete shpërthyese në shkolla, qendra tregtare, salla sportive dhe aeroporte./Telegrafi/