Telegrafi

MPB Maqedoni: Gjobiten 422 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Gjatë ditës së djeshme (10.08.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar.

Në këtë aksion janë sanksionuar 422 shoferë, prej tyre njëzet e një kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tre shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.

Poashtu është konstatuar se 211 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në zona të banuara kurse 211 jashtë zonave të banuara.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thonë nga MPB.