MPB njofton se dje ka kryer kontrolle të intensifikuara në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut për të sanksionuar shoferët të cilët drejtojnë automjetet me shpejtësinë më të madhe se sa është e lejuar.
Gjatë kontrolleve të kryera janë shqiptuar 169 masa.
“Nga këto shtatë automjete kanë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë se sa është e lejuar, ndërsa një automjet ka lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
Në të njëjtën kohë, 105 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 64 jashtë vendbanimeve”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/