Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është gjetur vajza 14 vjeçe nga Shkupi, e cila para dy dite ishte raportuar nga babai i saj si e zhdukur, përcjell TV21.
“Gjendet vajza 14-të vjeçare e cila ishte raportuar se ishte larguar nga shtëpia . Sot (03.02.2024), nëpunës policorë të SPB Shkup e gjetën R.M. (14) nga Shkupi, për të cilën babai i saj S.M. më datën 01.02.2024 ka raportuar se ajo është larguar nga shtëpia. E mitura do t’i dorëzohet babait të saj”, thonë nga MPB.