Telegrafi

MPB Maqedoni: Edhe sot raportime të rrejshme për vendosje të bombave në shkolla në Shkup, Kumanovë dhe Strugë

MPB Maqedoni njofton se të gjitha denoncimet e sotme për vendosje të mjeteve shpërthyese ishin të rrejshme.

“Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga 16 shkolla në Shkup, dy në Kumanovë dhe nëntë në Strugë pas marrjes së mesazheve në adresën e emailit me kërcënim për mjet shpërthyes të vendosur, ndërsa është konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rreme”.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme”.