Telegrafi

MPB Maqedoni: Edhe alarmet e sotme për bomba ishin të rrejshme

MPB Maqedoni njofton se edhe alarmet e sotme për bomba në 16 shkolla në Shkup kanë qenë të rreme.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga 16 shkolla në Shkup pas marrjes së mesazheve në adresë elektronike me kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se këto janë të alarme të rreme”.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të nxënësve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thonë nga MPB Maqedoni.