Edhe denoncimet sotme për vendosje të bombave në disa shkolla në Shkup dhe Prilep, si dhe në Gjykatën Themelore të Ohrit, ishin të rrejshme.
Këtë e kanë konstatuar nga MPB pas kontrolleve të kryera nga ana e tyre.
“Pas kontrolleve të bëra në lidhje me denoncimet e sotme në 21 shkolla të mesme dhe 11 shkolla fillore në zonën e Shkupit, një shkollë fillore në Prilep dhe në Gjykatën Themelore në Ohër, MPB-ja informon se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”.
“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të objektit dhe më pas është kryer kontroll i detajuar nga grupi i kontrollit antiterrorist dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzim të rremë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/