Telegrafi

MPB Maqedoni arreston një person nga Saraji i Shkupit për posedim arme

 

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 08/08/2023 policët kanë arrestuar 43 vjeçarin nga Shkupi për posedim të armëve.

“Gjatë kontrollit në kryer në shtëpinë e tij në Saraj të Shkupit të kryer me urdhër nga gjykata, është gjetur pushkë automatike dhe 5 plumba”, thuhet në raportin e policisë.

Ata shtojnë se personi është mbajtur në stacion policor.

“Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë adekuate kundër këtij personi”, thonë nga MPB./Telegrafi/