Telegrafi

MPB Maqedoni arreston 33 vjeçarin, pasi preu dhe transportoi dru zjarri pa dokumentacion

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 33-vjeçar, pasi i njëjti është kapur duke prerë dhe duke transportuar dru, pa dokumentacion.

MPB njofton se të njëjtit i janë konfiskuar të gjitha mjetet e punës dhe transportit.

“Në afërsi të fshatit Melnicë, në vendin e quajtur “Gorno Pole”, I.Q.(33) nga fshati Melnicë është kapur duke prerë dhe transportuar ilegalisht dru zjarri pa dokumentacion, në automjetin e pasagjerëve “Reno”, targa të Velesit. I.Q. i është konfiskuar automjeti, drutë dhe një sharrë elektrike me zinxhir, ndërsa të njëjtat i janë dorëzuar Policisë Pyjore”, thonë nga MPB.