Site icon Telegrafi

MPB-Maqedoni: Antikorrupsioni të shqyrtoj vendimet e zëvendësministrit të brendshëm

Ministria e Brendshme ka kërkuar nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit të shqyrtojë shkeljet e Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe Kodit Zgjedhor nga ana e zëvendësministrit të Brendshëm. Kërkesa lidhet me vendimet për punësime dhe hapjen e konkurseve, por që nga anti-korrupsioni nuk tregojnë nëse i referohen zëvendësministrit apo zëvendësministrit plotësues gjatë Qeverisë teknike. Kërkesa vjen mbi bazën e vendimit të Qeverisë të miratuar më 28 qershor.

Konkluzioni i Qeverisë numër 5581/1 i datës 28 qershor 2024

“Obligohen punëdhënësit nga sektori publik dhe shoqatat tregtare në pronësi të shtetit t’i ndërpresin procedurat për punësim në periudhë të pacaktuar dhe avancimet mbi bazën e informacioneve pozitive për sigurimin e mjeteve financiare nga Ministria e Financave për vitin 2024 në periudhën deri më 14.02.2024 të cilat janë proceduar më 24 qershor dhe pas 24 qershorit 2024”.

Kodi Zgjedhor ndalon punësimet dhe largimet nga puna prej ditës kur shpallen zgjedhjet për president, deputet ose kryetar komunash deri në ditën kur certifikohen rezultatet.

Kodi Zgjedhor, Neni 8-a

“Nga dita e sjelljes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjes së Presidentit, deputetëve në Kuvend, Qeverisë përfshi edhe ditën e shpalljes së zgjedhjeve dhe certifikimin e rezultateve për kryetarë komunave dhe anëtarë të këshillave komunal nuk mund të fillohet procedurë për punësim apo procedurë për largim nga puna në institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa procedurat e filluara pezullohen përjashtim rasteve urgjente dhe të domosdoshme”.

Paraprakisht nga kabineti i ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski kishin njoftuar se kanë nisur procedurë për vlerësimin e ligjshmërisë së vendimeve për punësim dhe konkurseve të hapura në kohën pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, vendime të cilat falë pëlqimit të Ministrisë së Financave janë proceduar nga 24 qershori e tutje. /Alsat/

Exit mobile version