Telegrafi

MPB Maqedoni: 340 raste të mosmbajtjes së maskave në të gjithë territorin

Foto: AIM

Ministria për Punë të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga MPB thonë se gjatë ditës së djeshme (04/05.08.2020) në të gjithë territorin e vendit ka regjistruar 340 raste të mosmbajtjes së maskës për mbrojtje nga COVID-19.

MPB ju bënë apel qytetarëve që të vazhdojnë me respektimin e masave dhe protokolleve të miratuara nga qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/