Ministria për Punë të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.
Ata thonë se gjatë ditës së kaluar (26/27.07.2020) në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 329 shkelje të masës për mbajtjen e maskës.
MPB ju bënë apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/