MPB Maqedoni njofton se sot (07.09.2024) një helikopter Bel-412 nga Departamenti i Njësive të Aviacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka operuar sërish në zjarr në një pyll në hyrjen e fshatit Dollogozhdë të Strugës.
“Helikopteri ka hedhur mbi 20 tonë ujë dhe në koordinim me forcat në terren ka vepruar pikërisht për shuarjen e vatrave të mbetura, të cilat kanë vënë nën kontroll zjarrin”, thonë nga MPB.
QMK më herët njoftoi se zjarri ka shpërthyer në një deponi, ndërsa më pas është përhapur edhe në malin që është ndodhur afër./Telegrafi/