Site icon Telegrafi

MPB me kontrolle të shtuara, gjoba për 63 drejtues të motoçikletave

MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme (27.08.2024) nga Sektori për siguri në komunikacion në periudhën prej orës 19:00 deri në ora 00:00, në kuadër të planit për shtim të prezencës policore dhe rritje të sigurisë në qytet, është zbatuar kontroll i përforcuar aksionar për sanksionimin e shkeljeve që bëhen nga drejtuesit e motoçikletave.

“Në aksion janë kontrolluar mbi 130 motoçikleta, si dhe janë sanksionuar 63 shoferë të tyre. Nga këta, 32 drejtues nuk kanë përdorur kaskë mbrojtëse gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë drejtues kanë qarkulluar pa patentë shofer, 12 drejtues kanë kategori të papërshtatshme, dy motoçikleta nuk kanë qenë të regjistruara dhe një drejtues ka kaluar në semafor të kuq. Kontrollet e veprimit në kuadër të aksionit operacional do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme me intensitet të shtuar”.

“Statistikat e viktimave të trafikut tregojnë se në RMV ka më shumë viktima në krahasim me vendet e BE-së dhe Ministria e Brendshme po merr masa, në përputhje me kompetencat e saj, për ta ndryshuar këtë. Gjatë vitit të kaluar 2023 në tërë territorin e vendit në aksidente trafiku ka pasur 127 viktima, prej të cilave 39 në Shkup. Për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë 57 viktima, prej tyre 14 në Shkup”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Exit mobile version