Site icon Telegrafi

MPB: Kontrolle të intensifikuara në Tetovë dhe Gostivar, gjobiten 203 shoferë

Policia dje ka bërë kontrolle të shtuara në Tetovë dhe Gostivar, me çka ka gjobitur 203 shoferë, informojnë nga MPB.

“Njësia e sigurisë së komunikacionit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dje (05.12.2020) ka zhvilluar kontrolle të intensifikuara në territorin e Tetovës dhe Gostivar, ku u sanksionuan 203 shoferë.

Në këtë mënyrë, ata u shqiptuan 113 sanksione në Tetovë, përfshirë 10 për skadimin e afatit të regjistrimit (automjete të paregjistruara), gjashtë për mospasje të patentës së shoferit…

Në Gostivar, u vendosën u sanksionuan 90 shoferë, përfshirë 16 për skadim të afatit të regjistrimit (automjete të paregjistruara), 12 për vozitje pa patentë shoferi…”, thonë nga MPB.

Nga atje thonë se kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion./Telegrafi/

Exit mobile version