Telegrafi

MPB konfirmon se Çavkov dhe ish-komandantë të policisë kanë keqtrajtuar një qytetar

Mediat maqedonase kanë siguruar informacione nga MPB se një person nga Strumica dhe dy nga Shtipi janë sulmuar në një kafene në burg, i cili është sulmuar nga një grup personash mes të cilëve ka qenë edhe Mitko Çavkov.

I rrahuri Vanço Spasov në MPB ka marrë edhe dokument mjekësor për lëndimet dhe ka thënë se pasi e kanë rrahur e kanë kërcënuar që të mos tregojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas SDK, denoncuesi i rastit është sulmuar nga katër persona, ndërsa pasi e kanë rrahur e kanë shtrirë në tokë dhe e kanë fotografuar.

“I rrahuri, si dhunues i ka denoncuar personat G.B inspektor në SPB Strumicë, V.N, V.E (njëri prej tyre ish-komandant në SPB Strumicë, tjetri ish-sigurim i Çavkovit) dhe tre persona tjerë”, thonë nga MPB.

Ky rast së pari do të zbardhet nga MPB, ndërsa më pas do të konfirmohet edhe ndërhyrja ish-shefit të BSP-së, Mitko Çavkovit./Telegrafi/