Site icon Telegrafi

MPB këtë fundjavë lëshon letërnjoftime në mënyrë të përshpejtuar

Foto: Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se sot letërnjoftimet do të lëshohen në procedurë të përshpejtuar për shkak të referendumit ditën e diel, më 30 shtator.

Të gjithë kërkesat për nxjerrje të letërnjoftimit pas procedurës ligjore të zbatuar do të miratohen në mënyrë të shpejtë te të gjithë repartet rajonale për punë administrative pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetëm nëse aplikuesnukpos don pasaportë biometrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kërkesat për letërnjoftim do të pranohet dhe miratohen në ditën e sotme, deri në ora 16:30. Menjëherë pas marrjes së aplikimit për letërnjoftime, departamenti i informatikës do t’i përgatisë dhe t’i dërgojë ato në sektorin kompetent për shpërndarje në kohë.

Në ditën e referendumit, më 30 shtator, departamentet e punëve administrative do të punojnë vetëm për lëshimin e kartave të identifikimit nga ora 7:00 deri në ora 19:00./Telegrafi/

Exit mobile version