Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni thotë se ka identifikuar personat që kanë hapur derën kryesore të Kuvendit të Maqedonisë në ”Enjten e zëzë”, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Pasi kemi shikuar kamerat e sigruisë në Kuvendin e Maqedonisë, kemi identifikuar edhe personat që kanë hapur dyert e mëdha të hyrjes kryesore. Ata kanë hapur edhe dyert e sigurisë dhe hapja e dyerve të drurit ka qenë e lehtë për protestuesit.” thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup.
Nga MPB thonë se janë në kontakt të rregullt me Prokurorinë Themelore Publike për të identifikuar edhe personat tjerë që kanë nxitur dhunë. /Telegrafi/