Departamenti për luftimin e krimit të organizuar dhe të rëndë ka paraqitur kallëzim penal kundër N.Lj.(60) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër penale “mashtrim”.
“60 vjeçari nga Shkupi nuk e paraqitur se nëna e cila e cila merrte pensionin invalidor i kishte vdekur më 22 janar 2013, pas së cilët ka vazhduar të shfrytëzojë të drejtat në periudhën nga 1 shkurti 2013 deri me 6 mars 2022”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.
Në këtë mënyrë 60 vjeçari i ka shkaktuar buxhetit dëm prej 2.410.328 denarë.