“Gjatë kontrollit të detajuar të sigurisë u konstatua se 35 kadetë që protestuan para Ministrisë së Brendshme për mos-marrjen e kontratave të punës janë autorë të veprave penale dhe për këtë arsye nuk pranohen të punojnë. Ky është vendimi përfundimtar i Ministrisë, nuk është normale të marrim njerëz me vepra penale, sepse ato janë të rrezikshme”, shpjegojnë nga Ministria e Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kadetët që protestonin para Ministrisë së Brendshme nuk kaluan kontrollin e sigurisë dhe për këtë arsye nuk iu dha një kontratë pune, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Disa prej kadetëve të gjeneratës 2017/2018, sot protestuan jashtë Ministrisë së Brendshme për të shprehur zemërimin e tyre sepse nuk kanë marrë ende një kontratë pune nga Ministria, edhe pse ata thonë se kanë përfunduar me sukses trajnimin për zyrtarë të policisë. /Telegrafi/