Ministria e Punëve të Brendshme ka lidhur marrëveshje me një kompani për shërbime ”call center” për bërjen e termineve nëpërmjet telefonin për dokumente personale, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Tenderi publik të cilin e ka publikuar MPB ka bërë thirrje që kompanitë të aplikojnë për shërbimet ”Call center” për informim nëpërmjet telefonit dhe nëpërmjet postës elektronike për qytetarët që aplikojnë për dokumente identifikimi.
Bëhet fjalë për një kompani nga Shkupi me titullin ”Simboliko DOOEL”, merr vesh NovaTv.
Vlera e tenderit ka qenë 460 mijë euro ndërsa kriter për kompaninë që do të fitonte punën ka qenë çmimi më i lirë i shërbimit. /Telegrafi/