Ministria e Punëve të Brendshme sot ka njoftuar se janë marrë në pyetje 12 persona si të dyshuar ose të lidhur me sulmin ndaj ekipës së gazetarëve të portalit A1on, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Gjatë ditës së djeshme janë paraqitur tre raste në polici për thyerje të rendit dhe qetësisë publike.
Nga ky rast, njëri është rast për të cilin flitet për sulmin ndaj gazetarëve dhe nga MPB thonë se janë marrë të gjithë masat për të gjetur fajtorin apo fajtorët që dhunuan gazetarët.
Gjatë kontrollit të inçizimeve janë detektuar 12 persona të cilët janë thirrë për biseda informative./Telegrafi/