Site icon Telegrafi

MPB jep detaje për vrasjen e mbrëmshme në Strugë

Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e armatosur në fshatin Poum të Strugës, ku mbeti i vrarë një 23-vjeçar.

“Më 28.02.2019 rreth orës 19:00 në stacionin policor në Strugë është denoncuar se të njëjtën ditë rreth orës 18:00 në rrugën lokale fshati Dollogozhdë – fshati Poum, U.V (22) duke drejtuar makinën e tipit “Golf”, ka takuar një makinë tjetër me regjistrim të Shkupit, e cila është drejtuar nga V.B (46) nga fshati Poum, në të cilën ka qenë edhe djali i tij Z.B (23). Sipas denoncimit, V.B dhe Z.B kanë dalur nga makina dhe me sëpatë janë drejtuar kah U.V, me të cilin më herët kanë pasur konflikt”.

Lexo po ashtu Incident i armatosur në Strugë, mbetet i vrarë një 23 vjeçar

“U.V ka shkrepur disa plumba në drejtim të Z.B dhe V.B dhe është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është paraqitur në stacionin policor në Strugë. Nga kalimtarë të rastit, të lënduarit janë dërguar në Qendrën Mjekësore në Strugë, ku Z.B ka ndërruar jetë, ndërsa V.B është mbajtur për mjekim”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/

Exit mobile version