Site icon Telegrafi

MPB jep detaje për të shtënat në Çair ku plagos një person

Më datë 02.12.2024 rreth orës 18:20 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohri” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit është sjellë XH.H (28) nga Shkupi.

Lexo po ashtu Të shtëna në Çair të Shkupit, plagoset një person

Sipas njoftimit, më parë në rrugën “Krste Asenov” në zonën e Çairit, ai është ndjekur nga dy persona, njëri prej të cilëve ka qëlluar me armë në drejtim të tij dhe e ka plagosur në këmbë.

Po merren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Exit mobile version