Telegrafi

MPB jep detaje për incidentin e mbrëmshëm në Shuto Orizare të Shkupit, ku u sulmuan policët

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalur me detaje në lidhje me incidentin që mbrëmë ndodhi në lagjen e Shuto Orizares në Shkup.

Prej atje thonë se gjatë përleshjeve fizike lëndime ka marrë edhe një zyrtar policor, i cili ka qenë në detyrë në vendin e ngjarjes, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Rrihen dy policë në Shuto Orizare, qytetarët mendonin se po rrihnin kidnapues

“Incidenti ka ndodhur kur një vajzë e mitur ka parë se disa persona të panjohur me dhunë e kanë futur një grua në furgon, por nuk e ka ditur se për kë bëhet fjalë. Ajo i ka treguar një personi tjetër të rritur, i cili ka paraqitur policinë. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur një grup i qytetarëve dhe në atë moment ka hasur një makinë në të cilën ka pasur tre person, prej të cilëve dy zyrtarë policor nga stacioni i Çairit, të cilët nuk kanë qenë në punë. Qytetarët e mbledhur i kanë sulmuar policët, të cilët më pas janë transferuar në spital për ndihmë mjekësore”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se gjatë ditës së djeshme dhe sot nuk ka denoncime për persona të zhdukur ose kidnapuar nga asnjë familje në rajonin e Shkupit./Telegrafi/